Një person tenton të vetëhidhet nga një oxhak i lartë në zonën e Laprakës në Tiranë pranë spitalit të Traumës.

Personi është identifikuar si shtetasi Qazim Bruka me precedentë të mëparshëm për dhunë në familje.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai është dënuar më parë me 2 vjet burg për dhunë në familje.

Nuk dihen shumë detaje dhe shkaqet që e kanë nxitur burrin të hipë në atë oxhak.

Nga  pamjet ai duket se ndodhet në majë të oxhakut dhe po flet në telefon.