Kryeministri Edi Rama është acaruar me pyetjet ngacmuese të moderatores Eni Vasili. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” kreu i qeverisë shqiptare u pyet nga Vasili për faktin se pse nuk hoqi dhe ministra të tjerë, por ‘përzgjodhi’ Tahirin.
Me ironi Rama iu drejtua se: “Po se harrova të vija këtu në televizion e t’ju pyesja juve, kë të heq e kë të mbaj. Unë po them vetëm kaq, që me këto lëvizje ndjehet që është rritur ndërveprimi i komunikimit”.
Por kjo nuk ishte e vetmja përplasje live mes kryeministrit dhe gazetares. Siç duket, Ramës nuk i pëlqeu ndërhyrja e gazetares teksa kjo e fundit i vuri në dukje se shembulli që kryeministri mori duke krahasuar veten me Merkel, ‘çalonte’.
‘Krahasimi çalon’, i tha gazetarja Ramës, ndërsa ai nuk nguroi t’i kërkonte disa herë që Vasili të ndërpriste fjalën dhe ta linte atë të fliste: “Stop, stoop.. stop. Nuk të lë të ikësh me një fjali”.
DEBATI
Demiri, një qytetar shkruan në “Facebook”. Zoti Kryeministër kur do jepni dorëheqje?
Demir pse ta jap dorëheqjen. Presim përgjigjen e Demirit. Nuk jemi në një lojë Demir, jemi në një proces demokratik dhe t’i ngjajmë sa më shumë shteteve ku duam të hyjnë me të drejta të plotë. Po pse? Edhe Merkel ta lërë këtë punë. Pasi të shkojmë të lozim bashkë.
Krahasimi çalon..
Stop, stoop.. stop. Nuk të lë të ikësh me një fjali.(Acarohet)
Ky është domeni im..
Stop. S’mund të ikësh me një batutë të tillë. Atje opozita është e përgjegjshme, është në parlament (në Gjermani).
Të gjithë fajin e ka opozita. Kështu ishte dhe kur ishit ju në opozitë…
Unë nuk po them se opozita ka ndonjë faj për punët tona. Për punët tona hajde flasim si ta bëjmë. Ne luftuam dy vjet për të hapur kutitë, dhe mazalla.
Kë konsideroni tjetër me opozitë??
O Zot, o Zot
Ça do t’i thoshit Zotit po t’ju dilte para, se e përmendët shumë??
Dritë mbi çadrën se ka pllakosur errësira dhe nuk shikohen më rrugës. Ça do t’i thoja Zotit, nuk besoj se do provohej nga studio juaj.
(BalkanWeb)





