Identifikohet kufoma e gjetur në bregun e Zvërnecit të Vlorës më 9 mars.
Sipas informacioneve paraprake, viktima u identifikua si shtetasi Loni Isai, 32 vjeç, që ka qenë pronar i një bilardoje në Vlorë.
Identifikimi i 32-vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth shkaqeve të vdekjes, për të cilat thuhet se po hetohet ende.
Ngjarja ndodhi më 9 mars, kur trupi i pajetë u gjet i mbuluar nga rëra dhe në gjendje të dekompozuar. Peshkatarë të zonës njoftuan policinë rreth orës 08:30 të asaj dite se kishin gjetur anës detit një kufomë të seksit mashkull.





