Ka humbur jetën në mënyrë tragjike një fëmijë 7 vjeçar me inicialet E.XH. sot pasi u përplas nga makina. Ngjarja ka ndodhur para pak oresh në Maqellarë.

Dyshohet se fëmija u përplas aksidentalisht nga babai me makinë teksa luante në oborrin e shtëpisë. Këto informacione janë paraprake dhe pritet në vijim edhe deklarata zyrtare.

Policia e Dibrës po vijon hetimet për ngjarjen.