Ekipi ynë Kombëtar ka nisur përgatitjet për sfidën e 24 marsit në Palërmo kundra Italisë, e vlefshme për turin kualifikues të  botërorit "Rusi 2018".

Në konferencën për shtyp ka dalë Migjen Basha dhe Ledian Memushaj.

Migjen Basha tha se e njeh mirë futbollin italian dhe trajnerin që ka përballë Shqiqëria. "Ventura do sulmin dhe duhet të kemi kujdes në këtë ndeshje",- tha Basha.

Ledian Memushaj tha se kjo është një ndeshje shumë e vështirë. Do të japim maksimumin për të marrë një pikë ndaj italisë. Ashtu siç kemi luajtur me ekipet e mëdhenj do të luajmë edhe me Italinë”,- tha Memushaj. Seanca e parë stërvitore nisi në orën 17.30 minuta dhe zgjati për rreth 80 minuta. Menjëherë pasi morën udhëzimet përkatëse, astistentët nisën punën me skuadrën, duke bërë sefte njëkohësisht edhe përgatitjet në kuadër të përballjes historike kundra Italisë. Fillimisht skuadra kreu nxehmjen e zakonshme e cila u mbikqyr nga asistëntët, por edhe nga vetë tekniku De Biasi, i cili e vështronte situatën nga larg. Seancën e parë stërvitore, italiani më pasaportë shqiptare e shfrytëzoi për të parë gjendjen fizike dhe psikologjike të lojtarëve që ka grumbulluar për dy sfidat e radhës, atë të 24 marsit me Italinë dhe miqësoren me Bosnjen në "Elbasan Arena" katër ditë më pas. Kapiteni Agolli dhe mesfushori Abrashi kryen stërvitje të diferencuar, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës vazhdoi normalisht përgatitjet me ritme të larta. Në seancën e parë stërvitore munguan Roshi, Bala dhe mesfushori Hyka, të cilët do t'i bashkohen skuadrës gjatë mbrëmjes së sotme.

K.H.