Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e një personi në kërkim për vjedhje.
I ndaluari është E. Ushina 28 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





