Lideri i opozitës Lulzim Basha në një lidhje direkte me emisionin e gazetares Rudina Xhunga “Dritare”, ka replikuar me gazetaren Anila Basha.
Gjithçka nisi kur Anila Basha pyeti kreun e opozitës se si do të hyjnë në zgjedhje kur ka lënë PD-në pa kryetarë në rrethe. Ndërkohë, Basha ia ka kthyer gazetares që mos të bëjë zhurmuesin.
Basha: Mos bëj cic mice, mos bëj zhurmuesin, hajde bëhu anëtare e PD-së dhe merre ti në dorë drejtimin e PD.
Gazetarja: Me batuta si këto nuk fiton dot zgjedhje, nuk ke kryetarë të PD-ve nëpër rrethe o zotëri, si do hysh në zgjedhje?
Basha: Kur ti flet dhe unë flas nuk dëgjoj.
Teksa në një moment replikash kur Basha përmendi mediat pranë qeverisë, gazetarja ia ktheu: “Më keni dhënë dhe ju lekë zoti Basha kështuqë nuk eklipsohem nga kjo”.
VIDEO E DEBATIT:





