Gjendet një sasi me lëndë narkotike në burgun e Durrësit.
Sipas burimeve policore, mësohet se rreth orës 07:30 të ditës së diel, në brezin e butë të ambienteve të IEVP-së Durrës, është hedhur një qese me 34 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Personi i cili i ka hedhur nuk është pikasur nga punonjësit e burgut, por ndërkohë ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e tij.





