Një shqiptar 37-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte shënjestra kryesore e operacionit antidrogë të koduar “Big Rock” (Guri i Madh) e zhvilluar nga policia e Perugias.
“Il Messaggero” raporton se gjatë periudhës janar-mars në vitin 2013, shqiptari ka qenë i përfshirë në 13 raste të shitjes së kokainës dhe i janë gjetur mbi 4000 kontakte në numrin e telefonit që përdorte për të kontaktuar klientët për shitjen apo shpërndarjen e drogës.
Së bashku me 35 shqiptarë të tjerë, ai u kthye në Shqipëri. Pasi kaloi pak kohë, me mendimin se tashmë ishte i sigurt dhe jashtë vëmendjes së policisë u kthye sërish në Itali, por policia e antidrogës e lokalizoi jashtë dyqanit të tij në Cortonese ku dhe e arrestoi.
37-vjeçari ishte pronari i një dyqani në Ferro di Cavallo, Fontivegge e Cortonese. Në hetim janë përfshirë dhe 22 persona të tjerë të arrestuar së fundmi.





