Policia e Durrësit ka vënë në pranga një hajdut që vodhi një biçikletë.
Në pranga ra A.Toka 32 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen nr.12, ai i ka vjedhur biçikletën shtetasit E.H. 22 vjeç, banues në Durrës.
Rastet e vjedhjeve të mjeteve me të cilat lëvizin qytetarët: makina, motor e biçikleta janë bërë të shpeshta në qytetin e Durrësit. Më të shumta, janë ato raste kur vidhen automjete të parkuara në rrugë apo pranë banesave të pronarëve. Ndërsa autorët nuk janë identifikuar dhe nuk kanë arritur ende të kapen, por vetëm në pak raste.





