Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar nga çadra e protestës pas dekretimit të Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm nga Presidenti Bujar Nishani.
Kreu i demokratëve, mbremjen e sotme, tha se Presidenti Nishani, ka vepruar “në lartësinë kushtetuese”.
Sipas tij, “vetëm intrigantët dhe miopët e lexojnë ndryshe këtë qëndrim të presidentit”, shkruan lapsi.al
Basha theksoi faktin se presidenti i bëri një thirrje të qartë Edi Ramës dhe Ilir Metës ta tërheqin kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin sa më shpejt dialogun me opozitën. Për Bashën, ky dialog duhet të ketë vetëm një qëllim, qeverisjen teknike.





