Një sasi lekësh të marra borxh dhe të pa kthyera tek i zoti është bërë shkak për lindjen e një konflikti mes dy shtetasve.
Një 58-vjeçar nga Tirana, ka denoncuar në policinë e Durrësit se është kanosur për dy ditë me rradhë, në datat 13 dhe 14 mars, nga shtetasi F.H. pasi nipi i tij nuk i ka kthyer një sasi lekësh të marra borxh.
Pas marrjes së denoncimit të shtetasit I.F. policia e Durrësit ka nisur punën për gjetjen dhe kapjen e autorit të kanosjes.





