Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Devoll, ku një 44-vjeçar është masakruar me sende të forta.

Burime nga Policia e Korçës bëjnë me dije se trupi i pajetë i 44-vjeçarit të identifikuar si Zarif Alliu nga fshati Starovë i Pogradecit, është gjetur mëngjesin e sotëm i masakruar në rrugë.

Sipas dyshimeve paraprake, Zarif Alliu është dhunuar për vdekje dhe më pas është hedhur në rrugë.

Trupi i 38-vjeçarit është transportuar për në morgun e Korçës. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.