Para, bizhuteri dhe makinë i janë vjedhur një banori të Shkallnurit në Durrës.

Policia bën me dije se hajdutët kanë mësyrë ditën e djeshme në banesën e shtetasit  S.D., 61 vjeç, në Shkallnur, ku kanë marrë një sasi lekësh e bizhuteri.

Por si rrallëherë më parë, kur hajdutët që vjedhin sende me vlerë dhe para brenda ambienteve të shtëpisë e largohen me aq, në këtë rast autorët i kanë marrë edhe makinën të zotit të shtëpisë.

Mjeti ka qenë i tipit “Ford Fiesta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.