Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor, që është regjistruar tek kthesa e Picarit në Gjirokastër.

Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve, njëri prej tyre ka përfunduar në kanal.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm, ndërkohë mësohet se ata fatmirësisht janë plagosur lehtë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.