Mbi 300 mijë euro i janë sekuestruar një firme në 3 banka të nivelit të dytë. Policia e Fierit ka bërë me dije se paratë e depozituara dyshohet se janë vënë në sajë të veprimtarisë kriminale.

“Më datën 17.03.2017, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ka sekuestruar 245.253 USD, 280.000 lekë të reja dhe 110000 Euro, të shoqërisë “B****” të depozituar nga ortakët e kësaj shoqërie B.Ç. dhe D. C, në tre banka të nivelit të dytë.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqërie dhe përfaqësuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, njofton zyrtarisht Policia e Fierit pa dhënë më shumë detaje se për çfarë veprimtarie bëhet fjalë.