3 shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi prej kohësh vidhnin apartamente të ndryshme.
Mësohet se tre shqiptarët janë arrestuar nga agjentët e skuadrës së lëvizshme me akuzën e vjedhjes së rëndë, të cilët kanë zbuluar gjithashtu dy depo ku fshihej malli me vlerë rreth 500 mijë euro, mes tyre argjendurina, shandanë, lugë e të tjera sende të vjedhura me vlerë.
Bëhet me dije se të arrestuarit janë të moshës 24, 30 dhe 33-vjeçare dhe ndodheshin në Itali pa leje qëndrimi.





