Makina me të cilën udhëtonte rezulton e vjedhur në vendin fqinjë, e për këtë arsye 25-vjeçari M.S. është ndaluar në portin e Durrësit.

I riu nga Tirana është kapur nga efektivët e Policisë Kufitare me një automjet Benz, që pas verifikimeve të para rezulton i vjedhur në Itali.

Në këto kushte, policia e Durrësit ia ka përcjellë materialet në ngarkim të 25-vjeçarit Prokurorisë së qytetit bregdetar.

I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhje të pasurisë”.