Policia e Tiranës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e dy personave në lidhje me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur pak ditë më pare. Dy personat që shihen në video akuzohen se janë ata që dhunuan gazetarin Elvi Fundo.

“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e dy shtetasve, të cilët më datë 08.03.2017, rreth orës 10:30, në rrugën “Asim Vokshi”, pranë stacionit të autobuzave, kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. F., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  I lutemi qytetarëve, se për ç'do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e tyre, të kontaktoni në numrin e emergjencave 112 ose në numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134. Policia e Tiranës, siguron ruajtien e kofidencialitetit të tyre”,thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës, e cila ka publikuar edhe videon e mëposhtme.