Një sherr mes tre adoleshentësh është regjistruar një ditë më parë në Shkozet, në afërsi të një shkolle.
Dy adoleshentë nga Shijaku, përkatësisht H.D e F.Gj, të dy 17 vjeçarë, kanë goditur me grusht shtetasin J.M, vjeç 16, banues në Fushë-Krujë, në lagjen nr.14 të qytetit të Durrësit.
Mësohet se 16-vjeçari ka marrë disa lëndime të lehta, ndërkohë që për dy “të fortët” nga Shijaku ka nisur procedimi penal për veprën “Dëmtime të tjera me dashje”.





