Policia e Tiranës bën me dije se një i ri nga qyteti i Durrësit ka shkaktuar një aksident rrugor në mbikalimin e Gërdecit një ditë më parë.

Kështu, burime policore njoftojnë “se rreth orës 10:45, shtetasi B.I., 25 vjeç, banues në Durrës, te mbikalimi i Gërdecit, duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, ka goditur mjetin tip “Daevoo”, me drejtues shtetasin I.R, vjeç 34, banues në Shkozet, për pasojë është aksidentuar pasagjeri shtetasi M.R, vjeç 68, banues në Shkozet, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë”.

Policia ka nisur procedim penal ndaj të riut nga qyteti bregdetar.