Herman Gerland i ka të rralla daljet publike. Por zëvendëstrajneri i Bajernit, i cili është një institucion te rekordmenët gjermanë, ka një karrierë plot anekdota. Kur e pyesin për rebelin Kevin Groskrojc, karriera e të cilit ka prekur fundin për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme jashtë fushe, Gerland thotë se e kupton vendimin e Shtutgartit për t’i prishur kontratën, por e “justifikon” 28-vjeçarin duke thënë se jeta e futbollistit është shumë delikate dhe ndonjëherë e gjen veten në vendin e çastin e gabuar, siç i ka ndodhur atij kur ishte vetëm 22 vjeç dhe luante për Bohumin:“Isha me dy kolegët e mi dhe njëri pyeti papritur: ‘Çfarë do bëjmë sot në mbrëmje’?

Ishte ora 22:00. Unë nuk doja të shkoja, por përfunduam në një bordello të Bohumit. Por shokëve u duhej një shofer dhe vetëm unë isha esëll. Nëse do të kisha qenë i pafat, edhe unë mund të kisha përfunduar si Groskrojci”.