Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e një të riu, pasi në garazhin e shtëpisë së tij u gjet lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e shtetasit R.K. 27 vjeç, banues në lagjen nr. 17/1, specialistët për Krimet gjetën rreth 300 gramë kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe nuk do të ketë tolerime për asnjë individ që nuk respekton ligjin.