Një punonjës i ALUIZNI-t në Elbasan është goditur me sende të forta. Policia informon se ka ndaluar autorin Agim Islami 51 vjeç, banues në fshatin Kusarth.

“Ndalimi i tij u bë pasi në fshatin Kusarth për shkak të detyrës, dyshohet të ketë goditur me sende të forta punonjësin e Drejtorisë Rajonale të Aluiznit në Elbasan, shtetasin M.Ç., 60 vjeç banues në Elbasan”, informojnë blutë e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”