Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë surprizë ditën e sotme për “Opinion”. Duke folur për emërimet e reja në qeveri, Basha tha se është i sigurt se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të ushtrojë në lartësinë e duhur detyrën e tij për sa i përket emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.
Kjo do të thotë se Basha beson se Nishani nuk do ta dekretojë ministrin e ri të Brendshëm çka mund të sjellë një ngërç tjetër politik.
“Jam i sigurt se Presidenti do ta kryejë në lartësinë e tij detyrën kur të vendosë për dekretimin e Fatmir Xhafajt”, tha Basha.
Ky i fundit është sulmuar prej ditësh nga opozita, e cila pretendon se ka qenë hetues gjatë regjimit komunist.





