Ish-kryeministri Berisha, ka sulmuar sot ambasadorin Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin në lidhje me reformën në drejtësi.
Sipas tij, Vlahutin dhe Lu u rreshtuan me Ramën por sa ky i fundit vendosi të përjashtojë opozitën nga drafti për reformën në drejtësi.
Mirëpo, sipas Berishës, këtë draft të qeverisë, bërë me Vlahutin dhe Lu, e rrëzoi “Venecia” dy herë. Berisha e cilësoi Vlahutinin si guvernatore të Shqipërisë.
Këto deklarata Berisha i ka bërë ditën e sotme nga çadra.
DEKLARATA E SALI BERISHES
Në vitin 2014 Presidenti Nishani thirri forcat politike për të bërë reformën në drejtësi. natyrisht Nishani i thirri për t’i inkurajuar, pasi reformën do ta bënin forcat politike. Por cfarë ndodhi?!
Rama e mori në dorë reformën dhe aktin e parë që bëri përjashtoi opozitën. Çuditërisht në krah të Edi Ramës u reshtuan edhe guvernatorja, edhe në një farë mënyre më pak ambasadori Lu. Por Vlahutin me deklarata të njëpasnjëshme, sa u detyrova ti përgjigjem që ti me këto deklarata po çon drejt destabilizimit Shqipërinë.
E bënë draftin me specialistë të huaj, të paguar nga Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë, që përdor paratë për të korruptuar politikan. E bën draftin pa ne, Venecia e përmbysi. Në 16 nene projekti i jepte në dorë Ramës drejtësinë. Urdhëroni të ulemi ta bëjmë bashkë. Jo jo thanë. E bënë përsëri vetë, por përsëri Venecia ia rrezoi.





