Rreth dy orë zgjati dreka e sotme e liderit të opozitës Lulzim Basha me disa nga ambasadorët e BE-së në vendin tonë.

Në përfundim të takimit Basha u shpreh se takimi ishte produktiv dhe se kauza e opozitës është shumë pranë triumfit.

“Takim produktiv mbi protestën e qytetarëve shqiptarë për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme Optimist se kjo kauzë është shumë pranë fitores”, tha Basha.

Në takimin me Bashën dhe ambasadorët merrnin pjesë edhe aleatët e opozitës.