Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje 62 vjeçe është regjistruar në Durrës.
Ka qenë një mjet bjellorus i tipit “New Hollan” pa targa i drejtuar nga shtetasi E. Bakiu 39 vjeç, banues në Durrës që ka përplasur këmbësoren me iniciale H.B.,
Policia informon se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:20, në lagjen nr.13 (Plazh).
Pas aksidentit, gruaja është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa 39-vjeçari u arrestua nën akuzën e “Shkeljes së rregulllave të qarkullimit rrugor”.





