Gazetari Flamur Vezaj ka treguar arsyet sipas tij, përse ish-drejtues i policisë në Fier Dritan Zagani ndodhet në kërkim ndërkombëtar, ndërsa “Escobari i Ballkanit” Kelmend Balili nuk figuron në listat e Interpolit.

Sipas tij, bëhet fjalë për një “gabim kompjuterik” teksa Dritan Zagani akuzoi Saimir Tahirin për përfshirje në trafikun e drogës.

Denoncimi në Facebook i gazetarit Flamur Vezaj:

#Policia qe nuk e duam! Dritan Zagani, ish/drejtuesi i policise qe akuzoi publikisht M.Brendshem tashme te shkarkuar nga detyra per lidhjet me persona te dyshuar per trafik droge dhe qe makina e tij perdoret nga keta individe, eshte ne proces gjyqesor ne Fier ku akuzohet per "shperdorim detyre"!

Per kete akuze ai ka mase sigurie ne mungese per te cilen edhe Interpoli e paska shpall ne kerkim nderkombetar! Nga informacionet qe kam ai ndodhet ne nje vend te BE-se dhe ruhet nga Policia e atij shteti 24 ore bashke me familjen edhe pse ndodhet ne kerkim ne Shqiperi!

Klement Balili, ish/drejtor i Drejtorise Rajonale te Transportit ne Sarande, te Hoteli i vellezerve te te cilit nuk ka mbete politikane pa fjet me grue a dashnore, akuzohet nga prokuroria per "trafik droge" ne kuader te grupit te strukturuar kriminal! Per keto akuza ai ka mase sigurie ne mungese dhe eshte ne kerkim nga Policia!

Por emri i tij nuk ndodhet ne listen e Interpolit ku jane te gjithe te kerkuarit nderkombetare! #Fajin e ka sistemi kompjuerik, zyrtaret e Interpolit apo zelli i disa drejtuesve te policise per te vazhduar politizimin e uniformes blu! #gjykojeni_vet# P.S.D.Zagani mos u merzit per kete parregullesi kompjuterike!