Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur në Durrës një ditë më parë.

Fatmirësisht 14-vjeçari me iniciale Sh.S. nuk ka pësuar fraktura të forta dhe pas mjekimit në spital u largua për në banesë.

Policia thotë se ka nisur procedimin ndaj shtetasit S.N., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili shkaktoi aksidentin.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 13 (Plazh) dje rreth orës 12:00.