Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme 18 persona, pjesë e një grupi të madh kokaine që vepronte në zonat e Bolzanos, Trentos dhe Padovës në Itali.

Mes të arrestuarve ishin edhe 8 shqiptarë. Ata janë: Dardan Hasani, 28 vjeç; Bled Osmani, 44 vjeç, Saimir Osmani 37 vjeç, Mariglen Koni, 35 vjeç, Zamir Koni, 40 vjeç, Entrik Fetahu, 31 vjeç, Gentian Keçi, 37 vjeç, dhe Armando Miraj, 39 vjeç.

Për të arritur në gjurmët e trafikantëve, policia italiane ka hetuar për gjashtë muaj, ndërsa fillimisht kanë arrestuar 3 pjesëtarë të grupit që u kapën me 1.6 kg kokainë. Gjatë arrestimit të 18 personave, policia ka konfiskuar edhe 25 gramë heroinë.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=179&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Femrat-zbulohet-grupi-i-madh-i-kokaines-ne-itali-pranga-8-shqiptareve%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=68e84f6382Operacioni u kodua me emrin “Caffe Espresso” për shkak të kodeve që përdornin trafikantët në momentin që do shkëmbenin lëndën narkotike.

“Ku do të takohemi për një kafe të shpejtë”, ishte një frazë me të cilën niste telefonata nga personat që do blinin mallin dhe që policia arriti ta zbërthejë, duke shkuar në gjurmët e trafikantëve, që takoheshin gjithmonë në një kafe, për të shkëmbyer drogën.