Shantazhoi me foto intime duke i marrë 200 mijë lekë shoqes së universitetit, dënohet me dy vite burg studenti nga Durrësi E. Vrioni 27 vjeç.

Dënimin e tij e ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka gjetur fajtor të riun që studionte në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Arrestimi i studentit është bërë në një lokal në Durrës, ku në momentin e takimit me studenten që ai shantazhonte ka marrë dhe paratë me premtimin që do fshinte fotot.

Pas kallëzimit të vajzës që u shantazhua prej dy muajsh, policia ka mbajtur në vëzhgim 27-vjeçarin duke e arrestuar atë në flagrancë sapo ka marrë lekët dhe njëherazi i ka sekuestruar dhe celularin iPhone 5ku ishin fotot intime të studentes. /Shqiptarja.com/