Dashamir Çajka, 23-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme tentoi të vetëvritej, sot është arrestuar nga policia.

“Ky shtetas më datë 13.03.2017, rreth orës 21:00, në banesën e tij, ka tentuar të kryej vetëvrasje. Po punohet për zbulimin e arsyes së këtij veprimi vetëflijimi, gjithashtu nga hetimet e kryera është zbuluar se ky shtetas ka tentuar edhe më parë të kryej një vetëvrasje, më saktësisht në vitin 2014, ka konsumuar një sasi të lartë medikamentesh. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë e llojt “VOLTRAN MINI”, me një krehër dhe dy fishekë”, sqaron policia.

I riu akuzohet për për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.