Protesta e PD-së dhe “beteja” që po bëhet nga çadra e lirisë shkaktoi debat mbrëmë mes botuesit te mediave Mapo, Henri Çili dhe analistit Armand Shkullaku në “Opinion”. Gjithçka nisi kur Çili tha se mund të shkonte në çadrën e PD.
Çili:Do futem në çadër…
Shkullaku:Ty nuk të pranojnë.
Çili:Atje kanë pranuar punistë të vjetër jo mua që jam liberal.
Shkullaku:Atje pranojnë kundërshtarët, jo dezertorët…
Ndërkohë, po mbrëmë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje direkte nga çadra e protestës për emisionin “Opinion” ka deklaruar se opozita nuk lëviz nga vendimi i saj, ajo kërkon qeveri teknike dhe jo kokën e disa ministrave.
Kreu i opozitës, tregoi se largimi i atyre ministrave ka ardhur si pasojë e qeverisjes së Shqipërisë nga rivaliteti mes bandave.
Basha tha se është fakt se në Shqipëri nuk qeveriset nga politikanë të mirë dhe të këqinj, por nga bandat rivale mes tyre.
Basha theksoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për t’u tërhequr nga protesta, e vërteta e hidhur është se largimi i ministrave të kabinetit ishte rezultat i përplasjes mes bandave, dy ministrat Klosi dhe Çuçi, erdhën si pasojë e konfliktit mes dy bandave që përfaqësohen nga Tahiri dhe Xhafaj, dy ministrat e tjerë janë gjethe fiku.





