Shqiptari Ali Qazimaj është shpallur fajtor dhe është dënuar për akuzën e vrasjes së dyfishtë sot në Britani.
Vendimi u dha në gjykaten e “Ipswich Crown”. Gjyqtareve qe dhane vendimin iu deshen katër orë për ta marrë atë, pas një gjyqi që ka zgjatur një muaj.
Shqiptari akuzohet për vrasjen e Peter Stuart, 75 vjecare, dhe gruas se tij Sylvia, 69 vjecare, nga Weybread, verën e kaluar. Trupi i gruas ende nuk eshte gjetur.
Qazimaj, 43 vjeçar, e mohoi vrasjen e çiftit. Gjatë gjykimit prokuroria ka pohuar se Qazimaj ishte një vrasës “arrogant dhe i pashpirt”.
Ndërsa i pandehuri këmbënguli se emri i tij i vertete ishte Vital Dapi dhe deklaroi se ai ishte viktimë e identitetit të gabuar.
Në nisje të gjyqit, prokurori Karim Khalil tha: “Ne themi se Ali Qazimaj i vrau këta dy persona. I pandehuri mohon të jetë Ali Qazimaj. Ai pretendon të jetë një person i quajtur Vital Dapi. Ne themi se është thjesht një gënjeshtër”.
I pandehuri i tha gjithashtu gjykatës se ai kurrë nuk kishte qenë në Britani të Madhe, para se të arrestohej në Luksemburg në korrik dhe te ekstradohej përsëri ne Britani.
Por gjykata tha se Qazimaj ka vrarë çiftin dhe më pas u largua nga vendi, duke u kapur me pas ne një traget ne Dover.
Qazimaj pretendon se është 44-vjeçari Vital Dapi, se ai është nga qyteti i Elbasanit dhe ka mësuar gjuhën angleze që nga mosha 10 vjecare.
Një makinë Citroen u gjet nga policia në Dover dhe prokurorët thanë se aty kishte shenjat e gishtave të të pandehurit në të.
Qazimaj i tha gjykatës: “Nuk e di por nuk është e imja”
Peter Stuart u qëllua për vdekje me një thikë nga Qazimaj, ndërsa gruan e tij e zhduku në pyll.
Qazimi ishte i regjistruar në Angli si shtetas kosovar, por që emrin e vërtetë e ka Vital Dapi dhe është nga Elbasani.
Shkak për vrasjen ka qenë shtëpia 280 mijë paund e çiftit anglez ndërsa ngjarja ka ardhur pas një pakti të autorit të krimit me djalin e viktimave, i cili donte të përfitonte trashëgiminë e vilës luksoze.
Ai u arrestua nga policia angleze menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Qazimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar si i dyshuari kryesor për vrasjen e çiftit të moshuar.





