28-vjeçari, banues në Durrës, shtetasi E.N. është arrestuar në flagrancë nga policia e Kukësit, pasi, në aksin rrugor Bajram Curri-Margegaj, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen e mitur A.H, vjeç 17.
Mësohet se adoleshentja ndodhet në spital, në Gjakovë, jashtë rrezikut për jetën.





