Për herë të parë në historinë e saj, qeveria shqiptare ka përmbysur raportin mes përfaqësimit të grave dhe meshkujve në qeveri, ku pas zyrtarizmit të ministrave të rinj në kabinetin qeveritar nga sot qeveria shqiptare do të ketë më shumë gra në kabinet sesa meshkuj.
Do të jenë 10 ministre gra dhe 9 ministra burra ata që do të përbejnë kabinetin qeveritar. Dy ministret e reja që iu shtuan kabinetit janë pikërisht Olta Xhaçka, e cila zëvendësojë Blendi Klosin në postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Ogerta Manastirliu që zëvendësoi Ilir Beqajn në postin e ministrit të Shëndetësisë.
Ministret gra
Lindita Nikolla
Mimi Kodheli
Olta Xhacka
Ogerta Manastirliu
Ermonela Felaj
Milva Ikonomi
Milena Harito
Mirela Kumbaro
Klajda Gjosha
Eglantina Gjermeni
Ministrat burra
Arben Ahmetaj
Edmond Panariti
Sokol Dervishi
Lefter Koka
Petrit Vasili
Ditmir Bushati
Eduart Shalësi
Damian Gjiknuri
Fatmir Xhafaj





