Kanoset për jetën një person nga Durrësi në lidhje me një aksident që ai ka shkaktuar dy muaj më parë.
Shtetasi K.D. 60 vjeç, ka denoncuar në polici së është kanosur nga shtetasi G.S. 62 vjeç, banues në Marikaj.
Ai pretendon se është kanosur me fjalë me anë të telefonit në lidhje me një aksident të ndodhur më datë 26.01.2017 në fshatin Koxhas, Shijak. Sipas tij, G.S. i ka kërkuar dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga aksidenti.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të 62-vjeçarit nën akuzat: “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.





