Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Fatmira Breçani është bërë gjyshe për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Breçani përmes një postimi në rrjete sociale teksa publikon foton e nipit të porsalindur, të cilin e kanë quajtur Triumf.
“Tash zyrtarisht statusin gjyshe. Jam shumë e lumtur dhe falenderimi i shkon të madhit Zot për këtë mrekulli që na bekoi. E paç jetën e gjatë Triumf dhe të premtoj që gjithmonë do jesh i rrethuar nga shumë dashuri”– shkruan Fatmira.





