Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “5 shkurti” të qytetit të Ballshit.
BalkaWeb raporton se ish- dhëndri ka plagosur me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën pas një konflikti mes tyre.
Mësohet se të plagosurit janë Edmond Xhaferraj i cili ka marrë 3 plumba në trup, si dhe bashkëshortja e tij Ludmilla Xhaferri e cila ka marrë 2 plumba në trup. Ata janë transportuar në spitalin e Fierit për ndihmën mjekësore.
Autori i ngjarjes është ish- dhëndri i tyre L.S 35 vjeç i cili është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Amerika së bashku me ish bashkëshorten. Çifti nuk kishte fëmijë dhe dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë divorci mes tyre.
Forca police ne vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.





