Mbi një ton kanabis ka gjetur sot Policia Kufitare, të hedhur në det e brenda një gomeje të sekuestruar. Gomonia 9.3 metra e gjatë dhe 2.6 metra të gjerë, pa motor e pa njerëz në bord, është gjetur dje rreth orës 11:45 në Sazan. Policia ka sekuestruar 1 ton e 207 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
Me ndihmën e mjeteve lundruese të GdF, gomonia është rimorkiuar dhe është transportuar ne Radhimë të Vlores.
Njoftimi i policisë së Vlorës:
Policia Kufitare sekuestron një mjet lundrues në Sazan me 1 ton e 207 kilogramë lëndë markotike Cannabis Sattiva !
Më datë 11.03.2017, rreth orës 12:00, pas njoftimit të marrë nga Q.N.O.D, se në afërsi të ishullit të Sazanit kishin konstatuar një mjet lundrimi tip Gomone, menjëherë pas marrjes se këtij informacioni, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Force, dhe Guardia di Finanza kanë shkuar në afërsi të kësaj zone bregdetare ku kanë konstatuar një mjetin lundrues gomone të braktisur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë konstatuar një pjesë të lëndës narkotike, ndërsa pjesën tjetër u gjet e hedhur në det, në afërsi të gomones.
Për shkak të detit me dallge të mëdha gomonia është mbajtur në ruajtje deri mesditën e sotme, ku me ndihmën e mjeteve lundruese te GdF, gomonia është rimorkiuar dhe është transportuar ne Radhimë të Vlorës.
Policia Kufitare ne bashkëpunim me GdF dhe DVP Vlore kane grumbulluar lëndën narkotike të shpërndare në det, ku pas peshimit rezultoi në total me gjithë lenden e gjetur ne gomone 1 ton e 207 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, të cilat ishin të mbështjella me qese të zeza plastike të ndara në 73 pako te mëdha e te vogla.
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar mjetin lundrues tip Gomone, me dy motorra të markes “YAMAHA” me 350 KW. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me veprimtarinë kriminale kundër trafikimit të narkotikëve.





