Policët italianë tentuan t’i arrestonin, por përfunduan në spital. Por nuk ka shkuar mirë edhe për dy shqiptarët, njëri prej të cilëve ka përfunduar në pranga, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin vënë në shënjestër të policisë, pas raportimeve të fqinjëve të tyre për disa vjedhje që kishin ndodhur në zonën e Genova-s. Gjatë operacionit, shqiptarët u ‘suprizuan’ nga karabinierët, ndërsa gjatë tentativës së tyre për t’u arratisur u përleshën me ta, ku njërit prej policëve i thyen dorën, tjetrit gishtin.

Menjëherë pas ngjarjes ata u larguan në drejtim të një fshati, ndërsa njëri shqiptarëve u arrestua pak më vonë. Personi në fjalë ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte ndaluar dhe më parë për vjedhje. Tashmë policia italiane është vënë në ndjekje të shqiptarit tjetër.