Një shqiptar është vënë në pranga pasi është kapur me 50 kg marijuanë nga policia greke, në Konicë të Janinës.
Mësohet se droga u gjet në mjetin që drejtohej nga 23-vjeçari, i cili vinte nga kufiri i gjelbër për në brendësi të tokës greke. Sakaq, policia sekuestroi 33 pako me 50 kg 550 gr marijuanë.
Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë kur ka vene re policinë dhe ka hedhur 2 çanta, por është ndjekur dhe më pas arrestuar.





