Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka bërë sot një deklaratë që deri diku ishte e pritshme. Nga Pogradeci ajo ka rrëfyer se Lëvizja Socialiste për Integrim do Ilir Metën kryeministër.

Deklarata e Gjoshës për televizionin lokal Sot7 :

“Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër, ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare. Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerzit dhe i shërben njerzve dhe popullit shqiptar. Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu sic do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë.

Unë gjithmonë besoj se është maxhoranca ajo që duhet të thërrasë dialogun, është bërë një hap për këtë dhe unë dua t’i shoh të gjitha palët e ulura bashkë që të diskutojnë dhe flasin për zgjidhje. Sepse duke u ulur bashkë në një tryezë përçojmë edhe kulturën europiane që duhet të ketë politika shqiptare.

Ne të gjithë jemi për këtë këtu dhe maxhoranca duhet të tregojë hapa konkretë për këtë sidomos për reformën zgjedhore e cila duhet të jetë bipartizane, pra bashkë me opozitën. LSI është për dialog, komunikim dhe konstruktivitet për t’i ofruar siguri qytetarëve pasi situate e tanishme ofron shumë pasiguri”.