Ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me dorëheqjen e Tahirit.
Berisha shkruan se banditokracia po dridhet dhe se Saimir Tahiri e ka vendin tek Emiljano Shullazi, ndërsa publikon këtë foto montazh në Facebook.
“Banditokracia po dridhet! Qytetarët më afër triumfit!
Ra Saje qorri, banditi i dytë i shtetit, ministri skafist dhe narkotrafikant!
– Ai me Ediskobarin mbushën Shqipërinë me kanabis dhe policinë me kriminelë dhe vrasës, vendin e ka tek Shullazi por,
– koka e krimit dhe i pari është Ediskobari, të cilit sot ia hoqën patericën kryesore!
– Beteja me banditikracinë vazhdon. Qytetarët më afër ngadhnjimit më afër fitores!”, shkruan Berisha.





