Vdesin tragjikisht babë e bijë nga Shqipëria në një aksident në Rodos.
Mediet greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në ishull dhe viktimat janë dy shqiptarë.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur në Vliha në Rodos, ku makina u devijua nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Viktimat, të moshës 60 dhe 30 vjeç, u transferuan menjëherë me ambulancë në Qendrën e Shëndetit Archangel, por gjetën vdekjen.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.





