207 kg kanabis është gjetur nga policia e Tiranës në një stan për bagëtitë. Sasia e lëndës narkotike është gjetur në disa thasë najloni dhe fuçi plastike, ndërsa në pranga u vu Mehmet Hoxha, 67 vjeç, banues në Krujë.

“Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se në banesë, ky shtetas dyshohej se posedonte lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet e Seksionit të Narkotikës, të cilët pas kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës e më konkretisht te një stan për bagëtitë, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të 'Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike'”, informon policia.