Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në profilin e tij në ‘Facebook’ një grabitje që sipas tij ka ndodhur në Kavajë, ndërsa pre ka rënë një dyqan i këmbimit valutor.
Sipas Berishës, ngjarja është fshehur nga policia, që i quan ‘cunat e krimit’, ndërsa informacioni ka ardhur nga qytetari dixhital që ka shkruajtur në adresë të ish-liderit të PD-së.
STATUSI I BERISHËS
Maskat grabisin dyqanin e kembimit valutor ne qender te Kavajes!
Çunat e krimit me uniforme fshehin grabitjen. Me poshte keni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Doktor mirmbrema, sonte ne darke ne qytetin e Kavajes ndodhi nje grabitje me arme nga maskat ne nje dyqan te kembimit valutor. Grabitesit ishin te armatosur dhe gjate ores 19:00 u futen brenda duke kercenuar arketaret qe tu jepnin parate. Po jua shkruaj qe te nxirrni ju,sepse policia e mban te fshehte.”





