Ata transportonin 2 kg kokainë të fshehur në parakolpin e makinës së tyre tip "Volkswagen", por u zbuluan për shkak të nervozizmit të shfaqur para forcave të policisë, gjatë një kontrolli të Guardia di Finanza-s në Venecia, në Itali.
Të arrestuarit janë dy shqiptarë, 29 dhe 30 vjeç, raportojnë mediat në Itali, por pa bërë të ditur identitetin e tyre.
Në zbulimin e kokainës ndihmuan edhe qentë antidrogë.
Nëse hidhej në treg, sipas raportimeve, droga do të gjeneronte 200.000 euro.





