Një banesë në lagjen Rus në Shkodër është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Dyshohet se një i moshuar gjendej në banesë, ku edhe ka humbur jetën.
Zjarri ra në rrugën "Nazmi Kryeziu" të qytetit verior.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje.





